Gecaj sërish bëhet pishman, u kërkon falje votuesve të LDK-së
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, u ka kërkuar falje votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që partia hyri në koalicion me PDK-në për të bashkëqeverisur vendin.
Lajme
Gecaj, i cili para rrëzimit të Qeverisë kishte mbrojtur koalicionin ndërmjet LDK-së e PDK-së, ka thënë në RTV Dukagjini se bashkëpunimi me PDK-në ka qenë vendim i gabuar.
“U kërkoj falje votuesve të LDK-së për gabimin që kemi bërë, duke hyrë në koalicion me PDK-në”, është shprehur Gecaj.