Gecaj: Edhe bota e di se sulmi në Banjska ishte terrorizëm nga Serbia

Hysen Gecaj – Ish-ushtarak, ka folur për situatën e komplikuar mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar pasojat që ka kjo marrëdhënie për qytetarët kosovarë. Gecaj tha se raporti i Kosovës me Serbinë ka krijuar një “atmosferë të tensionuar” dhe se qeveria serbe vazhdimisht përdor pretekste për të sulmuar qytetarët e Kosovës, veçanërisht kohët e fundit,…

Lajme

16/06/2025 19:09

Hysen Gecaj – Ish-ushtarak, ka folur për situatën e komplikuar mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar pasojat që ka kjo marrëdhënie për qytetarët kosovarë.

Gecaj tha se raporti i Kosovës me Serbinë ka krijuar një “atmosferë të tensionuar” dhe se qeveria serbe vazhdimisht përdor pretekste për të sulmuar qytetarët e Kosovës, veçanërisht kohët e fundit, pasi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të Shërbimit Informativ të Kosovës (BIA).

Gecaj gjithashtu ngriti shqetësime lidhur me vonesën dhe mungesën e reagimit të institucioneve të Kosovës për të mbrojtur qytetarin dhe ish-policin e arrestuar, Arbnor Spahiu i cili sipas autoriteteve serbe dyshohet per “vrasje te rende” per rastin e sulmit terrorist ne Banjske me 24 shtator te 2023. AI ka përmendur edhe situatën e sulmit të Banjskës me 23 shtator të 2023, ku thotë se “bota e di se sulmi në Banjska ishte terrorizëm i hapur nga Serbia” dhe krejt këto veprimet në kohët e fundit janë si lloj “hakmarrje” ndaj qytetarëve të Kosoves.

“Është një çështje komplekse në shumë drejtime dhe dimensione, me faktin se raporti i Kosovës me Serbinë kanë krijuar një atmosferë të tillë. Qeveria serbe gjithnjë gjen protekste, shkas e arsyeje për me i sulmu qytetarët e Kosovës, e sidomos kohët e fundit, kur kemi arrestime të bashkëpunëtorëve të BIA-s që kanë bashkëpunuar me ta. Serbia arreston me pretekstin se ky ka qenë në rastin Banjskë. Edhe po të ishte i vërtetë, Serbia nuk duhet të veprojë kështu. Sepse e gjithë bota e di se ka qenë rast pur terrorist ndaj institucioneve dhe infrastrukturës së ndjeshme të Republikës së Kosovës. Në situata të tilla, ai terrorizmi i filluar në Banjskë është duke vazhduar me hakmarrje të këtij lloji. Ana tjetër e shqetësimeve sa i përket drejtperdrejt qytetarit dhe ish-policit, është neglizhenca e institucioneve të Kosovës të reagimit për t’i dalë në mbrojtje. Nuk mundet qeveria e Kosovës me ndonjë akt apo vendim ta sjell mbrapa këtë qytetar, por ka për obligim të reagojë me kohë dhe t’i jap sinjal qytetarëve të saj, se qeveria është e kujdesshme ndaj secilit qytetar që ka probleme me Serbinë apo ndonjë situatë tjetër. Sepse i jep llogari vet qytetarit. Kjo vonesë dyditore ka dhënë hapësirë dhe mundësi që të përgatitet Serbia kundër këtij pjesëtari të policisë, por edhe faktorin ndërkombëtar të reagojë. Faktori ndërkombëtar nuk e ka lehtë me na mbështet, pas vonesës”, ka deklaruar Gecaj.

Ndryshe, të shtunën serbit Nikola Vujoviqit i është hequr shtetësia e Republikës së Kosovës pasi duke shërbyer si pjesëtar i forcave policore të Serbisë ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës, ka thënë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. E këtë veprim, ish ushtaraku Gecaj e komentojë duke thënë se duhet “ndjekur penalisht” e jo vetëm të i hiqet shtetësia dhe të dëbohet nga shteti i Kosovës.

“ Veprimet ndaj ish-policit serb, ku është konstatuar se është shkelur Kushtetuta e Kosovës. Nuk mjafton vetëm të dëbohet, nuk është drejtësi vetëm për Kosovë por edhe për atë personin. Duhet ndjekur penalisht. Rreziqet janë të shumta. Njerëzit e tillë janë të involvuar në të gjitha sferat e jetës në Kosovë, qoftë institucione të sigurisë, biznese, involvim në institucione shtetërore ku mund të bien veprime të rëndësishme. Ajo se cka është me e ndjeshme eshte infrastruktura e pergjithshme e sigurisë”, tha ai.