Gdhend në dru momentet historike të shqiptarëve

Skulptori Llesh Biba është prezantuar me punime mjaft të veçanta në Panairin e Mobilerisë dhe Industrisë së Drurit në Tiranë. Ai ka gdhendur në dru momentet më të rëndësishme historike të Shqipërisë dhe Kosovës, që nga antikiteti e deri te mbledhjet e fundit të dy qeverive Shqipëri-Kosovë që nisën në vitin 2014.

Lajme

14/03/2015 08:57

Ai tregoi për KosovaPress domethënien e veçantë që kanë veprat e tij. Madje edhe kryeministrit Rama dhe Mustafa i ka lënë një mesazh nëpërmjet tyre.

Një tjetër punim i tij mjaft interesant është edhe Porta e Kulturës Pellazgo-Ilire-Shqiptare, që përmbledh brenda saj gjithë historinë e Shqipërisë, duke nisur që nga antikiteti.

Skulptori Lleshi tregon se shumë të huaj, diplomatë e njerëz të rëndësishëm kanë mbetur të mrekulluar kur e kanë para këtë vepër.

Llesh Biba është aktor dhe skulptor shqiptar nga fshati Nënshejt i Komuna Orosh në Mirditë. Studioi për aktrim dhe më pas punoi si regjisor, që nga viti 1981. Njihet për rolet episodike para viteve ’90, dhe ekspozitat e punimeve në dru me motive arbërore duke performuar në rolin e Marin Barletit.

Motivi i Skënderbeut zë pjesën më të rëndësishme të punëve artistike në gur dhe dru duke ekspozuar kryesisht në Kosovë, Itali dhe Zvicër. Veçohet për fantazinë dhe humorin në aktivitetin e tij artistik në dy rrafshe.