Gazmend Syla prishi heshtjen zgjedhore ditën e zgjedhjeve, PZAP e gjobit AAK-në me 1 mijë euro
Pas ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet, heshtja zgjedhore vlen vetëm ditën e zgjedhjeve. Nga ora 06:59 deri në ora 19:00 të ditës së zgjedhjeve, partitë politike dhe të gjithë akterët politikë duhet të ndërprejnë fushatën. Këtë rregull, sipas PZAP-së, nuk e respektoi kandidati i AAK-së për deputet, Gazmend Syla. Ditën e zgjedhjeve, Syla në një…
Lajme
Pas ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet, heshtja zgjedhore vlen vetëm ditën e zgjedhjeve.
Nga ora 06:59 deri në ora 19:00 të ditës së zgjedhjeve, partitë politike dhe të gjithë akterët politikë duhet të ndërprejnë fushatën.
Këtë rregull, sipas PZAP-së, nuk e respektoi kandidati i AAK-së për deputet, Gazmend Syla.
Ditën e zgjedhjeve, Syla në një postim në Facebook, ka shkruar “Votuam listën më të mirë në Kosovë. Ju lutem, dilni dhe votoni! #AAK #RamushHaradinaj #KrahTeje”.
Për këtë arsye, PZAP e ka marrë si të bazuar ankesën e VV-së duke e gjobitur me 1 mijë euro subjektin politik, nga i cili vje Syla, AAK-në. /Lajmi.net/


