Gazetat italiane e bëjnë të kryer, Chelsea shkarkon Sarrin

Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se Chelsea është gati ta shkarkojë Maurizio Sarrin, i cili mund të kthehet te Roma, Milan ose edhe te Juventusi.

Sport

15/05/2019 14:42

Sipas të përditshmes italiane, presidenti Roman Abramovich ka vendosur ta shkarkojë nga detyra e trajnerit Sarrin për shkak të prishjeve të raporteve me tifozët e klubit.

Edhe nëse triumfon në finalen e Europa Ligë ndaj Arsenal, trajneri italian do të jetë gjithsesi i shkarkuar, transmeton lajmi.net.

Ish-trajneri i Napolit i ka kthyer ‘Blutë’ në Ligën e Kampionëve dhe ka dërguar ekipin në dy finale, por stili i tij i lojës ka nervozuar tifozët.

La Gazzetta beson se Roma dhe Milani ja dy destinacionet më të pëlqyeshme për 60-vjeçarin, edhe pse ‘Rossonerët’ janë në rrugën e duhur për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Juve mbetet një opsion i hapur për Sarrin, pavarësisht të kaluarës së tij me Napolin. /Lajmi.net/