Gazetarit i “vjedhet” telefoni gjatë kohës sa raportonte për protestat në Serbi

Gjatë bllokadave në Uzhicë të Serbisë, një gazetar serb, i cili mbante me vete shenjën "PRESS" iu mor telefoni. Qytetarët arritën t'ia kthejnë shpejt atë.

Lajme

04/12/2021 18:08

Më se një mijë banorë të Uzhicës rreth orës 14:00 bllokuan autostradën nga Uzhica për në Beograd dhe Zlatibor.

Një grua e re nga automjeti i bërtiti që po filmohej dhe në ato momente i mori telefonin reporterit të mediumit Danas.

Të pranishmit arritën t’ia rimerrnin telefonin dhe t’ia kthenin atë gazetarit. /Lajmi.net/