Gazetari spanjoll vjen në Prishtinë, por mbetet i shokuar nga këto dy gjëra

Pedro Rodriguez Galvez ka arritur në Kosovë për ta bërë një dokumentar rreth suksesit të Përfaqësues tonë në futboll.

Sport

22/04/2019 09:36

Gazetari nga Spanja, Pedro Rodriguez Galvez me të arritur në Kosovë është befasuar fillimisht me aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Spanjolli është befasuar me prezencën e pakët të njerëzve në aeroport, gjersa ka kritikuar edhe transportin publik për në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Galvez ka postuar disa foto në llogarinë e tij në Twitter, duke i shprehur këto paknaqësi.

“Zbrita në Kosovë. Gjëja e parë që më befason është se vështirë po gjej njerëz në aeroport dhe nuk ka transport publik në qytet. Zgjidhja e vetme për të shkuar atje është të marrësh taksi (35 euro) apo të marrësh një veturë me qëra (30 euro). Zgjodha të ngas nëpër rrugët e Kosovës” ka shkruar në Twitter Galvez. /Lajmi.net/