Gazetari rus Alexei Zimin i cili ishte armik i Vladimir Putinit, u gjet i vdekur në Beograd
Gazetari shumëvjeçar rus Alexei Zimin u gjet i vdekur në banesën e tij me qira në Beograd. Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa ende nuk ka të dhëna për shkaqet e vdekjes. Pas presionit në Rusi për shkak të pikëpamjeve të tij kundër luftës, Zimin u zhvendos në Beograd, ku jetonte në një apartament me qira.…
Bota
Gazetari shumëvjeçar rus Alexei Zimin u gjet i vdekur në banesën e tij me qira në Beograd. Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa ende nuk ka të dhëna për shkaqet e vdekjes.
Pas presionit në Rusi për shkak të pikëpamjeve të tij kundër luftës, Zimin u zhvendos në Beograd, ku jetonte në një apartament me qira.
Sipas raportimeve të mediave në Serbi, Zimin u gjet shtatë ditë pas vdekjes së tij, pasi pronari kishte disa ditë që po përpiqej të kontaktonte pa sukses.
Alexey Zimin ishte një kundërshtar i flaktë i luftës në Ukrainë, prandaj ai pësoi presion dhe kërcënime të forta nga autoritetet ruse.
View this post on Instagram
Përveç profesionit gazetar, Zimin ka drejtuar disa emisione televizive dhe ka punuar si shef kuzhine dhe ka pasur edhe restorantin e tij. Megjithatë, pasi ai publikoi një video me një këngë kundër luftës, emisioni i tij televiziv rus Gatim me Alexei Zimin u anulua befas në rrjetin NTV.
Ish-deputeti rus dhe politikani i shquar i opozitës Ilya Ponomarev tha se emisioni u anulua për shkak të “deklaratave kundër luftës të prezantuesit në mediat sociale”.