Gazetari Martens: Gjyqi ndaj Thaçit drejt fundit, verdikti do të ketë peshë edhe për NATO-n
Procesi maratonë gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë ka hyrë në fazën e tij finale. Gazetari i njohur i së përditshmes prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, tha se argumentet përmbyllëse në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi janë caktuar për fillimin e vitit 2026. Përmes një shkrimi në platformën sociale…
Lajme
Procesi maratonë gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë ka hyrë në fazën e tij finale. Gazetari i njohur i së përditshmes prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, tha se argumentet përmbyllëse në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi janë caktuar për fillimin e vitit 2026.
Përmes një shkrimi në platformën sociale “X”, Martens ka dhënë detaje specifike mbi kalendarin e Dhomave të Specializuara, duke thënë se argumentet përmbyllëse janë planfikuar “për 9-13 shkurt 2026.”
Përveç aspektit kohor, gazetari gjerman ka ngritur edhe peshën gjeopolitike që do të ketë vendimi i Gjykatës Speciale. Sipas tij, ky verdikt shkon përtej individëve të akuzuar.
“Gjyqi i fundit i madh për krime lufte në Ballkan po i afrohet fundit. Argumentet përmbyllëse në rastin kundër ish-udhëheqësit gueril (dhe më vonë presidentit të Kosovës së pavarur) Hashim Thaçi, janë planifikuar për 9-13 shkurt 2026. Çfarëdo qoftë verdikti, ai do të ketë të bëjë edhe me NATO-n.”– shkroi ai.
The last major war crimes trial of the Balkans is nearing its end. The closing arguments in the case against former guerrilla leader (and later president of independent Kosova) Hashim Thaci are scheduled for February 9-13, 2026. Whatever the verdict, it will also concern NATO
— Michael Martens (@Andric1961) November 27, 2025