Gazetari i Relevo: Dëshira e Bellingham është që të kalojë te Reali

Gazetari i njohur i Relevo, Jorge Picon, ka folur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit të Dortmundit, Jude Bellingham. Sipas tij, lojtari dëshiron që të kalojë te Real Madridi në merkaton e verës, transmeton lajmi.net. Siç dihet, anglezi ka ngjallur interesimin e shumë klubeve, falë paraqitjeve mbresëlënëse me ish-kampionët gjermanë. Pos Real Madridit, në…

Sport

25/10/2022 07:59

Gazetari i njohur i Relevo, Jorge Picon, ka folur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit të Dortmundit, Jude Bellingham.

Sipas tij, lojtari dëshiron që të kalojë te Real Madridi në merkaton e verës, transmeton lajmi.net.

Siç dihet, anglezi ka ngjallur interesimin e shumë klubeve, falë paraqitjeve mbresëlënëse me ish-kampionët gjermanë.

Pos Real Madridit, në garë për lojtarin janë edhe Manchester City, Liverpool dhe Manchester United. /Lajmi.net/