Gazetari gjerman zbulon se Kurti do të jetë më 25 prill në Berlin

Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të shkojë në Berlin më 25 prill në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung në një ngjarje të Bundestagut. Ai tha se temë diskutimi do të jetë anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës. “Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po vjen në Berlin të…

Lajme

20/04/2024 12:02

Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të shkojë në Berlin më 25 prill në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung në një ngjarje të Bundestagut.

Ai tha se temë diskutimi do të jetë anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po vjen në Berlin të enjten (25 prill) për të folur në fondacionin Bertelsmann Stiftung në një event në Bundestagun gjerman dhe bashkëbiseduesve të tjerë. Tema: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rruga përpara. Prisni zhvillime”, ka shkruar Martens në platformën “X”.