Gazeta spanjolle e fshin nga artikulli pjesën ku Kurti foli mirë për Marrëveshjen e Washingtonit

Një deklaratë e kryeminsitrit Albin Kurti  dhënë për gazetën spanjolle “El Mundo” ku ka folur mirë për Marrëveshjen Ekonomike të Washingtonit, kishte nxitur reagime të shumta në Kosovë, duke qenë se Kurti në të kaluarën kishte pasur kritika të thella për marrëveshjen. Megjithatë ky artikull i gazetës spanjolle i publikuar me 28 janar 2025 është…

Lajme

30/01/2025 18:16

Një deklaratë e kryeminsitrit Albin Kurti  dhënë për gazetën spanjolle “El Mundo” ku ka folur mirë për Marrëveshjen Ekonomike të Washingtonit, kishte nxitur reagime të shumta në Kosovë, duke qenë se Kurti në të kaluarën kishte pasur kritika të thella për marrëveshjen.

Megjithatë ky artikull i gazetës spanjolle i publikuar me 28 janar 2025 është ndryshuar me datë 29 dhe është larguar pjesa ku Kurti ka përmendur Marrëveshjen e Washingtonit të negociuar nga Trump.

“Kosova mban një marrëdhënie të fortë bilaterale me Shtetet e Bashkuara, e bazuar në përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj sovranitetit tonë dhe integrimit në BE dhe NATO. Gjatë mandatit të Trump, u prioritizuan marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të promovuar stabilitetin, ndërsa administrata Biden ka forcuar institucionet demokratike në Ballkan. Megjithëse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; ne punojmë ngushtë me Uashingtonin”,kishte thënë Kurti.

Në faqen e gazetës s’ka ndonjë sqarim se pse është ndërruar citati ku Kurti flet mirë për marrëveshjen e Washingtonit.