Gaza mban funeralet e të vrarëve, vijon zjarri ajror i Izraelit si dhe raketat e Hamas

Të paktën 28 palestinezë janë vrarë nga sulmet e avionëve izraelitë mbi Gaza dje dhe sot, teksa grupi militant palestinez Hamas ka lëshuar raketa në drejtim të jugut të Izraelit, pas disa ditë tensionesh e përleshjesh në Jeruzalem.

Bota

11/05/2021 18:51

Ushtria izraelite rinisi bombardimet mbi Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm, duke goditur disa zona pas lëshimit të raketave nga zona. Nderkohe ne Gaza mbaheshin sot funeralet e te vrareve te nje dite me pare.

Të paktën dy njerëz janë vrarë sot nga sulmet, thanë autoritetet shëndetësore në Gaza, disa orë pasi 28 palestinezë, mes të cilëve 10 fëmijë, u vranë në sulmet e djeshme, raporton TCh.

Goditjet me raketa erdhën pasi Hamas, i cili qeveris në Gaza, dha një ultimatum që Izraeli të tërheqë forcat e sigurisë nga xhamia e Al-Aqsa në lindje të Jeruzalemit, pas disa ditë dhunë ndaj palestinezëve besimtarë në muajin e Ramazanit.

Prej tre ditësh policia izraelite mësynte impjantin e xhamisë duke shpërndarë me forcë besimtarët.

Më shumë se 700 palestinezë janë plagosur në Jeruzalem dje në territoret e tjera të pushtuara në Bregun Perëndimor, në 24 orët e fundit.

Rrjeti Al Jazeera tha se raportimet nga jugu i Izraelit thonin se zjarri i raketave të militantëve nuk ka ndaluar