Gaxherri: As zgjedhje, as me PDK-në
Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë se nuk ka shans të ketë zgjedhje të reja ashtu siç është duke kërkuar PDK-ja.
Lajme
Ajo ka vlerësuar se nuk do të ishte mirë për demokracinë që dy partitë e mëdha të bëhen bashkë në një koalicion.
“Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja dhe LDK-ja nuk ka qenë e suksesshme për arsye se në një shtet demokratik nuk bën që dy forca kryesore të bëhen bashkë, pastaj opozita të mos ketë fuqi ta kontrollojë qeverinë”, ka thënë Gaxherri në një intervistë për Epoka e Re.
“Duhet të punojmë në atë drejtim që dy partitë më të mëdha, njëra ta formojë qeverinë, tjetër ta kontrollojë atë duke qenë në opozitë”, ka thënë Gaxherri.