Gattuso: Ky është fajtori që nuk fituam ndaj Udineses

Gennaro Gattuso ka theksuar se u desh ta përfundonin çështjen e fituesit me golin e dytë, para se të pësonin golin e barazimit.

Sport

04/02/2018 18:32

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka analizuar ndeshjen ndaj Udineses, e mbyllur në barazim 1:1.

Ai ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij.

Por, Gattuso ka theksuar se u desh ta përfundonin çështjen e fituesit me golin e dytë, para se të pësonin golin e barazimit.

“Na mungoi goditja vrastare”, deklaroi Gattuso, përcjell “lajmi.net”.

“Por, mendoj se kjo ishte paraqitja më e mirë e Milanit me mua si trajner”, u shpreh ai. /Lajmi.net/