Gattuso kthehet në Milan, kjo është detyra e re (FOTO)

Gennaro Gattuso do të kthehet në Milan.

Sport

25/05/2017 07:08

Gennaro Gattuso do të jetë sërish në Milan.

Ish mesfushori i “Rossonerëve” ka pranuar ofertën e klubit për rikthim në San Siro.

Por, kësaj radhe ai nuk do të jetë më në postin e futbollistit pasi tashmë është pensionuar.

Mirëpo, mediat italiane njoftojnë se ai do të jetë trajner i ri i ekipit të juniorëve, përcjell “lajmi.net”.

Gattuso është trajner i lirë pas largimit nga Pisa. /Lajmi.net/