Gattuso drejt largimit, zbulohet trajneri i ri i Napolit

Raportime të shumta nga Italia raportojnë se Maurizio Sarri po negocion një rikthim të mundshëm në klub dhe agjenti i Jorginho tha se mesfushori i Chelsea mund të bashkohej me të.

Sport

10/03/2021 21:27

Partenopei po ka vështirësi nën drejtimin e Gennaro Gattusos këtë sezon, ku janë eliminuar nga Liga e Evropës dhe Coppa Italia, derisa po luftojnë për top 4-she, transmeton lajmi.net.

Radio Kiss Kiss, media e afërt me Napolin ka thënë se trajneri Gattuso do të largohet në fund të sezonit.

Zëvendësimi i tij pritet të jetë, Maurizio Sarri, ish-trajner i Napolit, i cili ka pasur suksese me klubin.

Madje, raportohet se Sarri përpos që do të rikthehet në klub, do të sjellë me vete edhe Jorghinon.

Ky zbulim është i rëndësishëm, sepse Radio Kiss Kiss është stacioni zyrtar i radios në Napoli, kështu që ka lidhje shumë të ngushta me klubin./Lajmi.net/