Gati e kryer – Azpilicueta lojtar i Barcelonës

Raportohet tashmë si punë e kryer çështja e transferimit të Cesar Azpilicueta te skuadra e Barcelonës.

Sport

25/01/2022 14:56

Barcelona e ka kërkuar me ngulm mbrojtësin spanjoll të Chelsea, Azpilicueta, i cili është në fundin e kontratës së tij me ‘Blutë’.

Katalanët raportohet se kanë marrëveshje në parim me lojtarin, por nuk mund ta transferojnë në këtë merkato, përcjell lajmi.net.

Jose Alvarez shkruan se Barcelona po punojnë që të marrin lojtarin si transferim të lirë gjatë verës.

Kontrata që i është propozuar lojtarit do të jetë valide deri në vitin 2024, me opsion vazhdimi.

Chelsea në anën tjetër vazhdon të presë për Cesar që të njoftojë vendimin e tij për të ardhmen. /Lajmi.net/