Gashi publikon albumin e tij të parë

Siç edhe kishte paralajmëruar, Gashi ka lansuar albumin e parë.

ShowBiz

20/09/2019 08:12

Gashi është një nga artistët më të pëlqyer për momentin jo vetëm në trojet shqiptare por edhe në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Janë bërë tashmë disa javë prej kur autori i hitit ‘Creep on me’ po paralajmëronte albumin e tij të parë, të cilin tashmë e ka publikuar dhe këngët mund t’i dëgjoni në kanalin e tij në Youtube.

Përndryshe, kujtojmë se dje këngëtari solli me klip këngën ‘Safety’ në bashkëpunim me Dj Snake një projekt ky që konsiderohet si njëra nga ‘perlat’ e Gashit . /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B2nlXhXF4AS/