Gashi në Lazio?
Sulmuesi i Baselit, Shkëlzen Gashi mund të transferohet në Lazio, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport
I kërkuar edhe një vit më parë, Lazio është e gatshme të ringjall interesimin për transferimin e sulmuesit të Baselit, Shkëlzen Gashi.
Reprezentuesi shqiptar mund të largohet nga klubi zviceran për t’u transferuar në Serie A, në rast se skuadra romake siguron kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Sipas “Fussballinfos.ch”, Gashi mund të jetë shqiptari i ardhshëm në Lazio ku tashmë në ekipin e parë janë Etrit Berisha e Lorik Cana.