Gashi ndan detaje nga intervistimi i Martin Berishajt: Prokurorja me mirësjellje i kërkoi sqarime dhe e ballafaqoi me dokumente e prova

Skandali që përfshin ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka marrë vëmendje të shtuar publike dhe institucionale, pas dyshimeve për përfshirje në shpëlarje parash dhe korrupsion. Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Lidhur me këtë çështje, avokati mbrojtës i ambasadorit Berishaj, Tomë Gashi, ka ndarë së fundmi detaje nga intervistimi i…

Lajme

18/07/2025 20:46

Skandali që përfshin ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka marrë vëmendje të shtuar publike dhe institucionale, pas dyshimeve për përfshirje në shpëlarje parash dhe korrupsion.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Lidhur me këtë çështje, avokati mbrojtës i ambasadorit Berishaj, Tomë Gashi, ka ndarë së fundmi detaje nga intervistimi i klientit të tij, i zhvilluar disa ditë më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas Gashit, prokuroria me mirësjellje i kërkoi sqarime dhe e ballafaqoi me dokumente e prova.

“Prokurorja me mirësjellje i kërkoi sqarime dhe e ballafaqoi me dokumente e prova”, tha Gashi në T7.

VIDEO