Gashi: Kushtetuesja e tha qartë – Nëse Kuvendi nuk konstituohet për 12 ditë, vendi shkon në zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila ka caktuar 12 ditë për përfundimin e konstituimit. Gashi ka thënë se mesazhi i Kushtetueses ishte i qartë, pasi sipas tij ka treguar se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur nënkryetari…

Lajme

30/09/2025 16:31

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila ka caktuar 12 ditë për përfundimin e konstituimit.

Gashi ka thënë se mesazhi i Kushtetueses ishte i qartë, pasi sipas tij ka treguar se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb, shkruan lajmi.net.

Ai ka komentuar edhe vendimin e Kushtetueses, e cila ka caktuar 12 ditë për të konstituuar Kuvendin.

“Nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit, Kuvendi ka vetëm 12 ditë kohë për ta përmbyllur procesin. Nëse kjo nuk ndodh, sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve. Gjykata i ka obliguar të gjithë deputetët që të ushtrojnë funksionin e tyre në interes të Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Pra, rruga është e thjeshtë: ose konstituohet Kuvendi, ose vendi shkon në zgjedhje”, ka shkruar Gashi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: