Gashi komenton letrën e Kurtit për LDK-në: Gjuha ishte e papranueshme, nuk i interesojnë atij punët brenda LDK-së
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka komentuar sot letrën që kreu i VV-së, Albin Kurti i ka dërguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut duke e ftuar të bëjnë koalicion. Gashi ka thënë se gjuha që ka përdorur Kurti ishte e papranueshme dhe se atij nuk i takon të flas për çështjet e brendshme të LDK-së,…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka komentuar sot letrën që kreu i VV-së, Albin Kurti i ka dërguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut duke e ftuar të bëjnë koalicion.
Gashi ka thënë se gjuha që ka përdorur Kurti ishte e papranueshme dhe se atij nuk i takon të flas për çështjet e brendshme të LDK-së, shkruan lajmi.net.
“Gjuha që e kish përdor në letrën e dërguar është e papranueshme. Nuk është në të drejtën e tij me tregu se kush është i duhuri dhe kush nuk është i duhuri në LDK. Është e papranueshme, nuk guxon me e përdor atë gjuhë, nëse don vërtetë partneritet. Nuk i interesojnë atij çështjet e brendshme të LDD-së, siç nuk na interesojnë neve ato të LVV-së. Letra ishte me përulësi, me respekt, por kishte disa elemente si ky që “unë kam pas probleme me disa të tjerë që duken se tani nuk kanë ndikim në LDK”, nuk është punë e tij”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se partitë mes vete duhet të ulin dhe të diskutojnë për gjendjen politike në të cilën ndodhemi.
“Mendoj, politikisht, partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme, duhet të komunikojnë, dhe nesër kushdo që të bëhet kryeministër do të detyrohet të ulet me Vuçiqin, dhe mos me u ul mes vete me diskutu është e paarsyeshme, e palogjikshme. Megjithëse, Kurti e ka shkatërruar besimin në vazhdimësi, sidomos natën e entuziazmit kur ka dal partia e parë. Unë mundohem me ia pa si një deklaratë në dëshpërim sepse ka qenë i frikësuar për rezultatin dhe kur e ka pa që ka dal me rreth 40% të votave ka qenë entuziast dhe e ka nxit me e ba atë deklaratë”, ka shtuar Gashi. /Lajmi.net/