Gashi: Hoti nuk ishte alternativë për Abdixhikun në Kuvendin e LDK-së

Analisti Dardan Gashi ka folur lidhur me Kuvendin e Lidhja Demokratike e Kosovës, ku Lumir Abdixhiku, përmes votëbesimit, arriti të mbetet në krye të këtij subjekti politik. Gashi ka deklaruar se ish-kryeministri Avdullah Hoti nuk ka qenë alternativë reale për postin e kryetarit të LDK-së. “Avdullah Hoti definitivisht nuk ka qenë alternativë për Lumir Abdixhikun.…

Lajme

02/02/2026 22:26

Analisti Dardan Gashi ka folur lidhur me Kuvendin e Lidhja Demokratike e Kosovës, ku Lumir Abdixhiku, përmes votëbesimit, arriti të mbetet në krye të këtij subjekti politik.

Gashi ka deklaruar se ish-kryeministri Avdullah Hoti nuk ka qenë alternativë reale për postin e kryetarit të LDK-së.

“Avdullah Hoti definitivisht nuk ka qenë alternativë për Lumir Abdixhikun. Avdullah Hotin e kemi pasur kandidat për kryeministër, nuk ka pasur sukses… ka pasur irritime, ka pasur idhnime me Abdixhikun, por nuk ka pasur alternativë e cila thotë ‘OK, shkon ky, vij unë’. Fatkeqësisht ose fatmirësisht, kjo është situata”, ka thënë ai në Dukagjin.

Sipas Gashit, Abdixhiku është një kryetar që do të vazhdojë tutje në drejtimin e partisë.

“Po e them edhe një herë, 50+ kanë munguar, nuk e dimë se si do të kishte qenë opinioni i tyre, sepse nuk kanë ardhur në Kuvend”, ka thënë Gashi.