Gashi finalizon albumin e katërt, tregon kohën e publikimit
Gashi vjen së shpejti me album të ri.

ShowBiz
Reperi Gashi është shumë aktiv në rrjete sociale, me të cilat njofton fansat për çdo të re rreth tij, shkruan lajmi.net.
Përmes postimit të fundit, artisti bëri të ditur se ka finalizuar albumin e ri muzikor, i cili do të publikohet vitin e ardhshëm.
“Albumi i katërt është gati 2021”, janë fjalët e reperit sipër fotos, në të cilën tregon pak nga lista e këngëve të këtij albumi.
Ndryshe, Gashi gjatë këtyre muajve ka shijuar suksesin e albumit “1984”, në të cilin solli shumë këngë të reja. /Lajmi.net/
View this post on Instagram