Gashi: Duhet respektuar vendimi i Kushtetueses për kuorum, të shmangen përplasjet politike
Arben Gashi, nga LDK, ka deklaruar se rendi kushtetues në Kosovë është i qartë sa i përket çështjes së kuorumit për zgjedhjen e presidentit dhe se çdo tejkalim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën shkelje të tij. Duke folur nga holli i Kuvendit, Gashi theksoi se sipas vendimeve të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për zgjedhjen…
Lajme
Arben Gashi, nga LDK, ka deklaruar se rendi kushtetues në Kosovë është i qartë sa i përket çështjes së kuorumit për zgjedhjen e presidentit dhe se çdo tejkalim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën shkelje të tij.
Duke folur nga holli i Kuvendit, Gashi theksoi se sipas vendimeve të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për zgjedhjen e presidentit duhet të jenë të pranishëm dy të tretat e deputetëve.
Ai paralajmëroi se çdo tentim për të anashkaluar këtë standard kushtetues mund të sjellë tensione politike dhe institucionale, shkruan lajmi.net.
“Çdo tentim për të tejkaluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese është shkelje e Kushtetutës dhe rrezikon përplasje politike,” u shpreh Gashi, duke shtuar se situata duhet të menaxhohet me kujdes për të shmangur eskalimin.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për respektim të rregullave dhe parandalim të çdo përplasjeje politike apo sociale, duke apeluar që situata të mos çojë në krizë institucionale. /Lajmi.net/