Gashi: Dejona Mihali është koordinatore e VV-së, por po del edhe si ministre e ekonomisë

Sot janë publikuar disa biseda mes Dejona Mihalit, koordinatore e VV-së dhe ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi ku komentohen disa artikuj të mediave dhe aranzhim të takimeve me “kamuflazhë”. E këto biseda të publikuara, analisti Astrit Gashi deklaroi se Dejona Mihali nuk po “del që është vetëm koordinatore e VV-së por edhe si ministre…

Lajme

14/10/2024 23:12

Sot janë publikuar disa biseda mes Dejona Mihalit, koordinatore e VV-së dhe ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi ku komentohen disa artikuj të mediave dhe aranzhim të takimeve me “kamuflazhë”.

E këto biseda të publikuara, analisti Astrit Gashi deklaroi se Dejona Mihali nuk po “del që është vetëm koordinatore e VV-së por edhe si ministre e ekonomisë”.

Gashi theksoi se Mihali nuk ka asnjë të drejtë ligjore të kërkojë raportime nga institucionet dhe ndërmarrjet publike, sikurse KEK-u, apo edhe nga drejtorët. Ai shtoi se edhe drejtori i KEK-ut nuk ka asnjë kompetencë për të raportuar ndaj askujt por as askush nuk ka drejtë me i kërku raportim për ngjarjet që zhvillohen brenda ndërmarrjeve.

“Vepër të Ndërhyrjes të Jashtëzakonshme të një zyrtari politik në menaxhimin e një ndërmarrje publike. Mihali nuk e di a është drejtoreshë e  Bordit të KEKut apo çka është. Kjo është vetëm kordinatore e VV-së. Nga këto biseda, e komunikim Mihali del sikur me qenë kordinatore e qeverisë apo ministre e ministrisë së ekonomisë. Krasniqi duhet të jap llogari. Komunikimi i Dejona Mihalit me Nagip Krasniqit,  është e barazvlefshme me rrahjen  si me qenë në ring. Ajo e ka marrë në pyetje për shkrim gazete që i ka interesu, i ka shkru. Për çfarë baze i ka shkruar e i ka interesuar.  As drejtoi i KEKut nuk ka kompetenca për të raportuar, por as Mihali nuk ka drejtë me i kërku raportim”, vijoi Gashi në Dukagjin.

Gashi theksoi se drejtori i KEK-ut nuk është drejtor i Lëvizjes Vetëvendosjes [VV] por i ndërmarrjes energjetike të vendit tonë.

E arsyeje e komunikimit mes Mihalit dhe Krasniqi, në platformën “Signal”, Gashi theksoi se e kanë menduar si rrjet social i besueshëm i bisedave.