Garë e ashpër për talentin brazilian nga United, City dhe Juventus

Sulmuesi i Palmeiras, Gabriel Veron ka vëmendjen e tri klubeve evropiane.

Sport

20/01/2021 12:19

18-vjeçari ka mahnitur të gjithë në Brazil duke dëshmuar se është një ndër talentët e së ardhmes, transmeton lajmi.net.

Sipas Sport, Manchester City, United dhe Juventusi janë duke vëzhguar nga afër talentin dhe e duan në skuadër.

Veron ka shumë kualitete siç është shpejtësia dhe driblimet që iu shkakton probleme të mëdha mbrojtësve.

Thuhet se Palmieras do të pranojë ta shesë brazilianin nëse paguhet vlera e 20 milionë eurove./Lajmi.net/