Garcia i gëzohet humbjes së Juventusit (Video)

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan e njoftoi trajnerin Rudi Garcia se rivali Juventus kishte pësuar humbje në udhëtim te Genoa. Dhe, strategu festoi në mënyrë të veçantë. 

Sport

30/10/2014 12:41

Roma e barazoi me pikë Juventusin në krye të tabelës në Serie A, duke mposhtur në shtëpi Cesenën me rezultat 2:0, dhe përfitoi nga disfata e befasishme e Bianconerëve në udhëtim te Genoa, 1:0.

Dhe, pas përfundimit të takimit në Olimpico, mesfushori Radja Nainggolan e njoftoi trajnerin Rudi Garcia për humbjen e rivalit, duke i bërë me shenjë tek tabela e rezultateve, pasi Genoa realizoi golin e fitores në minutën e fundit të lojës shtesë.

Reagimi i Garcias është vërtetë i veçantë. Shikojeni.