Gara ushtarake “Cambrian Patrol”, trupat e Shqipërisë renditen në vendin e tretë

Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore të Shqipërisë u renditën në vendin e tretë në botë, teksa morën pjesë në garën “Cambrian Patrol”, zhvilluar në Uells nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, përmes një postimi në rrjetet sociale,…

Lajme

11/10/2025 21:29

Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore të Shqipërisë u renditën në vendin e tretë në botë, teksa morën pjesë në garën “Cambrian Patrol”, zhvilluar në Uells nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë zhvilluan 48 orë stërvitje në terren të ashpër.

Po ashtu Vëngu shkruan se bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate, për të forcuar kapacitetet njerëzore të Forcave të Armatosura mbetet prioritet për objektivat e FA.

Postimi i Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu:

Bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate, për të forcuar kapacitetet njerëzore të Forcave rë Armatosura mbetet prioritet për objektivat e programit tonë #MBROJTJA2030.

Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore mori pjesë në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol”, zhvilluar në Uells nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

48 orë sfidë në terren të ashpër, në një garë me traditë mbi 60-vjeçare, ku trupat tona ???????? u renditën me meritë në vendin e tretë.