Gara mes egjiptianëve, Elbert Krasniqi e fiton atë – Siguron një mandat, ka shpresa edhe për të dytin
Kryetari i IRDK-së, Elbert Krasniqi ka njoftuar se e kanë fituar një mandat në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se mbeten në garë për ta siguruar mandatin e dytë. “Falë besimit dhe votës suaj, IRDK ka siguruar mandatin e parë në Kuvendin e Kosovës. Po e përcjellim me vëmendje procesin e numërimit pasi vazhdojmë…
Lajme
Kryetari i IRDK-së, Elbert Krasniqi ka njoftuar se e kanë fituar një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se mbeten në garë për ta siguruar mandatin e dytë.
“Falë besimit dhe votës suaj, IRDK ka siguruar mandatin e parë në Kuvendin e Kosovës. Po e përcjellim me vëmendje procesin e numërimit pasi vazhdojmë të jemi në garë deri në fund për ta siguruar mandatin e dytë. Faleminderit secilit prej jush për besimin, përkushtimin dhe mbështetjen e palëkundur. Ju dua!”, ka shkruar Krasniqi.
Gara mes tij dhe Veton Berishës ka qenë e ashpër, ndërkaq sot ky i fundit e ka akuzuar për presion ndaj votuesve për çka edhe është intervistuar. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: