GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive nga urdhri i Trump për pezullimin e përkohshëm të ndihmave të huaja

Instituti GAP ka bërë të ditur se me urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID. GAP në një postim në Facebook shkruan se këto projekte japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit,…

Lajme

04/02/2025 15:27

Instituti GAP ka bërë të ditur se me urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID.

GAP në një postim në Facebook shkruan se këto projekte japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, ndërsa po ashtu tregon se për cilat projekte bëhet fjalë.

“Urdhri i Presidentit të SHBA për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Disa prej tyre kanë filluar që para pandemisë dhe shumica prej tyre zbatohen nga kompani amerikane e disa më të vogla nga organizata vendore. Përfituesit kryesorë përfshijnë institucione publike si komunat, ministritë, agjencitë e pavarura, universitetet, gjykatat, e po ashtu mediat, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile”, shkruan GAP.

Ndryshe, ditë më parë Administrata e presidentit, Donald Trump ka pezulluar për tre muaj pothuajse të gjitha ndihmat e huaja, ndërsa autoritetet amerikane po verifikojnë se cilat nga këto ndihma i përshtaten politikës së presidentit “Amerika e para”.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë pothuajse 70 miliardë dollarë ndihma të huaja gjatë vitit fiskal 2023, shumica përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

Trump bllokoi shumicën e këtyre ndihmave në përpjekje për të verifikuar nëse ato i përshtaten politikës së tij, “Amerika e Para”. Urdhri presidencial ndalon përkohësisht ndihmat për 90 ditë derisa kryhet rishikimi.