Gani Geci: Një sekser i dërguar nga Albin Kurti ka ardhur tek shtëpia ime

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se më datë 6 mars 2021 një person nga komuna e Malishevës ka shkuar në shtëpinë e tij në Llaushë për të ndërmjetësuar për Albin Kurtin.

Lajme

03/04/2021 13:36

Sipas Gecit, personi në fjalë i ka premtuar pozita për vajzën e tij nëse ai pranon që t’i bashkohe Kurtit.

“Albin Kurti më ka thanë me ardh me bisedu me ty, dhe ai ka dy opsione për ty nëse  ti fillon me bashkpunua me Albin Kurtin dhe Qeverinë Kurti. Po i thash çfarë janë ato opsione? Opsioni i parë, ti mundesh me i dërgua dy zëvendesministra në Qeverinë e Albin Kurtit këdo që dëshiron ti, njerëz tu të besuar dhe për këtë vajza juaj kalon në Grupin parlamentar të LVV. Opsioni i dytë është pak ma i lehtë për ty nëse vajza juaj kalon në listën Guxo mund të bëhet kryetare e grupit parlamentar të listës GUXO dhe ti e emron 1 zëvendesministre  ose edhe ndonjë Ambasadorë”, ka shkruar Geci. /Lajmi.net/