‘Game of Thrones’ luan përsëri me fansat, prezantojnë sezonin e gjashtë (VIDEO)

Seriali më i famshëm i momentit përsëri nuk zbulon asgjë për sezonin më të ri të tyre.

ShowBiz

03/12/2015 22:44

Jon Snow përsëri në vëmendjen e sezonit të gjashtë të serialit ‘Game of Thrones’.

HBO kanë prezantuar sezonin më të ri me disa nga skenat më të dhimbshme të sezoneve të kaluara, transmeton lajmi.net.

Ajo çfarë në fund të videos së shkurtër thuhet, është: “Ju nuk ia keni idenë se çfarë do të ndodhë”.

Dhe me të vërtetë, as fansat më të mëdhenj të librave dhe serialit nuk ia kanë as idenë më të vogël se për çfarë do të bëhet fjalë në sezonën e re që do të fillojë në prill, as me Jon Snow e as edhe me personazhet e tjera./lajmi.net

YouTube player