Galtier: E vlerësoj qasjen e Mbappe ndaj Neymar
Christophe Galtier ka dhënë disa komente për raportet mes Neymar dhe Kylian Mbappe. Kylian Mbappe prodhoi disa skena të papëlqyera për tifozët e PSG, por sidomos për stafin e trajnerëve. Gjatë këtij sezoni, lojtari u përplas me Neymar për ekzekutimin e një penalltie. Megjithatë, raporti mes tyre është qetësuar, me Mbappe që i la penalltinë…
Sport
Christophe Galtier ka dhënë disa komente për raportet mes Neymar dhe Kylian Mbappe.
Kylian Mbappe prodhoi disa skena të papëlqyera për tifozët e PSG, por sidomos për stafin e trajnerëve.
Gjatë këtij sezoni, lojtari u përplas me Neymar për ekzekutimin e një penalltie. Megjithatë, raporti mes tyre është qetësuar, me Mbappe që i la penalltinë brazilianit në ndeshjen e fundit.
Trajneri Galtier e ka vlerësuar lart këtë veprim të Mbappe.
“Hierarkia është vendosur. Është Kylian i pari, Neymar i dyti (për penalltitë)”, ka thënë Galtier, transmeton lajmi.net.
“Por është realiteti i ndeshjes dhe momenti kur pash që ata ndërruan pozitat, dhe Neymari vendosi të godiste, pasi bisedoi me Kylian. E vlerësoj qasjen e Kylian që e përgëzoi dhe Neymar e falënderoi”, ka shtuar trajneri i PSG.
Përplasja mes Neymar dhe Mbappe kishte ndodhur në ndeshjen ndaj Montpellier, por tashmë gjithçka është lënë prapa. /Lajmi.net/