Gabriel Jesus, 621 ditë pa shënuar gol në ndeshje zyrtare me Brazilin

Gabriel Jesus tani ka shkuar në 621 ditë pa shënuar një gol në ndeshje zyrtare për Brazilin që nga goli kundër Kilit në kualifikueset e Kupës së Botës në vitin 2017.

Sport

24/06/2019 23:33

Sulmuesi i Manchester Cityt pati mundësinë t’i jepte fund rekord të zi të shtunën, por huqi penalltinë gjatë fitores 5-0 të Brazilit ndaj Peru në Kupën e Amerikës.

Pasi goli iu mohua nga portieri i Perusë, Pedro Gallese, Jesus u pa tejet i mërzitur për shkak se sërish nuk arriti të shënonte në një ndeshje zyrtare, transmeton lajmi.net.

Jesus nuk arriti të shënojë as në Kupën e Botës verën e kaluar në Rusi dhe u bë sulmuesi i tretë brazilian në histori që të mos shënonte të paktën një herë gjatë garës.

Selektori i Brazilit, Tite vendosi të mos e inkuadronte nga fillimi në dy ndeshjet e para të Kupës së Amerikës, por Gabriel startoi ndaj Perusë dhe dhuroi tjetër përformancë zhgënjyese. /Lajmi.net/