“Gabimi më i madh që iu bashkova Interit, mund të shkoja te Barca apo Reali”

Një nga lojtarët më të mirë në ish-Jugosllavi, ka dhënë disa komente interesante lidhur me të kaluarën e tij.

Sport

25/04/2020 22:15

Ylli maqedonas i futbollit, Darko Pancev, ka komentuar për kohën kur ai luante me Inter, periudhë e cila ishte më e ndritshmja në karrierën e tij.

Por, Pancev duket se është pishman që i bashkohej Interit, pasi sipas tij, ai mund të kalonte te Barcelona apo Real Madridi.

“Gabimi im më i madh ishte që iu bashkova Interit”, ka thënë Pancev për ‘Goal’, transmeton lajmi.net. “Sepse unë shkova te një skuadër me atmosferë të keqe, në një skuadër ku luhej defensivë dhe si i huaj – ata më shihnin ndryshe, dhe mendoj se ata nuk ishin mbështetës sa duhet për mua”, ka shtuar ish lojtari i Jugosllavisë.

“Por, ky gabim është i imi, sepse unë mund të shkoja te skuadra si Real Madrid, Barcelona apo Manchester United, të cilat interesoheshin asokohe”, ka thënë ndër të tjerash Pancev.

Pas aventurës me Inter, Pancev përfundonte në Bundesliga për një sezon huazimi, pastaj nënshkruante me Dusseldorf në vitin 1995. /Lajmi.net/