Gabimet që s’duhet t’i bëni në palestër

Shkuarja në palestër nuk është vetëm një zbavitje. Ka argëtim, dakord, por duhet edhe një sakrificë fizike, e cila duhet të bëhet gjithmonë me korrektësinë më maksimale të mundshme, për t’i shmangur lëndimet, tërheqjet, tensionet apo çfarëdo që mund të ndodh duke ngritur pesha, apo duke e ndjekur një lëvizje. Ekziston një linjë teorike për…

Lifestyle

06/12/2013 06:00

Shkuarja në palestër nuk është vetëm një zbavitje. Ka argëtim, dakord, por duhet edhe një sakrificë fizike, e cila duhet të bëhet gjithmonë me korrektësinë më maksimale të mundshme, për t’i shmangur lëndimet, tërheqjet, tensionet apo çfarëdo që mund të ndodh duke ngritur pesha, apo duke e ndjekur një lëvizje. Ekziston një linjë teorike për përdorjen korrekte të palestrës (fitnessit), por shpesh dhe me vetëdije nuk ndiqen madje as rregullat më të thjeshta, që mundësojnë arritjen e rezultateve maksimale. Në palestër shumë shpesh bëhen gabime, që mund të kenë pasoja të pakëndshme për integrimin e sistemit tonë muskulo-skeletor. T’i shohim gabimet që i bëjmë në palestër:

Nuk e bëjmë nxehjen

Është ndoshta gabimi më i madh që bëhet në palestër. Kur arrini vonë, vetëm ndërroheni në shpejtësi dhe menjëherë ju futeni aparateve, duke mos e përgatitur trupin për mundin që do ta ketë. Është themelore të bëhen të paktën disa minuta nxehje, e cila i përgatit muskujt dhe i vë në atë pozitë që mos të kenë tërheqje. Ekspertët këshillojnë të ecim apo të vrapojmë në tapetën rrotulluese, për 8-10 minuta, të kërcejmë 5-10 minuta me litar, ose ta ngasim bicikletën statike për 10-12 minuta. Dhe, kur filloni të djersiteni, kjo do të thotë se jeni gati.

Duke mos bërë zgjatje të muskujve në fund të ushtrimeve

Pas ushtrimeve në palestër, muskujt mbushen me acid laktik, i cili shkakton dhimbje barku dhe është toksik për qelizat. Do të ishte e rëndësishme që të bëni gjithmonë zgjatje (stretching), për t’i liruar fibrat muskulore të toksinave. Nëse nuk keni kohë, atëherë ju mund ta bëni një dush të nxehtë, gjatë së cilit është mirë t’i bëni masazh muskujt, duke i ndihmuar kështu ata që të ngjeshen, pas mundimit të tyre gjatë ushtrimeve.

Duke mos i pasur lëvizjet nën kontroll 

Duke bërë ushtrime fizike, kjo nuk do të thotë se do të jeni në formë. Nevojitet gjithmonë të jemi të kujdesshëm për atë që bëjmë dhe se si e bëjmë atë. Sigurisht, në rastet kur trajneri juaj nuk gjendet afër. Lëvizjet duhen kontrolluar gjithmonë, sepse duke gabuar, ekziston rreziku për ta pësuar ndonjë lëndim. Është e preferueshme ta keni përballë një mur të mbuluar me pasqyrë, për ta kontrolluar saktësinë e ushtrimit. Vendimtare janë pozicionet e shpatullave dhe shpinës, lëvizjet duhen të jenë simetrike, për t’i shmangur mbingarkesat e mesit apo të pjesëve të qafës, zona të shpinës që janë më të theksuara gjatë ushtrimeve.

Bëjmë ushtrime identike

Mund t’ju ndodh shumë njerëzve të shkojnë në palestër sa për të mos qëndruar në shtëpi dhe duke i bërë ushtrimet e njëjta, duke i humbur kështu benefitet që na e ofrojnë ushtrimet. Me këtë rast mërzitemi, pasi nuk e shohim përparimin, kështu që fillojmë të bëjmë shaka në palestër, për ta quar kohën. Por, palestra kërkon lëvizje, duke kërkuar gjithnjë diçka të re, ta fusim në funksion, madje çdo 20-30 ditë. Ekspertët këshillojnë të varioni me ushtrime, në mënyrën dhe kohën e duhur, për të bërë që ora e kaluar në mes peshave dhe makinave të mos bëhet një rutinë.

Intensitet i lartë i ushtrimeve

Shpesh dhe me dëshirë, dëshiron ta shtosh intensitetin e ushtrimeve, duke u munduar që t’i arrish rezultatet sa më shpejtë. Është një mënyrë që nuk të bën mirë, pasi rrezikon që të përballesh me probleme muskulore. Ideale është që ushtrimet t’i bësh gradualisht, duke i dhënë mundësi trupit që të përshtatet me ato pesha. Nëse dëshironi ta bëni hapin e radhës me pesha, kërkoni këshilla nga ata që dinë më shumë se ju.