Gabimet që i bëni kur përgatitni një pulë

Jeni kujdesur të mos digjet, e keni pjekur sa duhet dhe keni përdorur erëza të mjaftueshme, mirëpo prap pula juaj nuk është e shijshme? Ja ku jeni duke gabuar.

Lifestyle

22/07/2014 21:33

Mishi i pulës është një mish me dhunti të shumta, për shkak se ajo mund të jetë e përgatitur në mënyra të ndryshme: duke filluar që nga pjekja, tymosja (skarë), tiganisja me anë të avullit dhe zierja. Prandaj, ajo përdoret në shumë kuzhina në mbarë botën. Mbi të gjitha, nuk është shumë e shtrenjtë dhe kështu që është mirë që ta keni në kuzhinën tuaj. Edhe pse është ndoshta më e popullarizuara në mesin e produkteve të mishit, është një nga ata prodhime që njerëzit shpesh i përgatitin gabimisht. Nëse nuk mund ta kuptoni se pse pula juaj nuk është bërë siç ju keni pritur, nuk e keni kripur si duhet. Apo ndoshta nuk jeni të sigurtë, nëse është zier në kohë të mjaftueshme. Ndoshta dështimi filloi ende në kohën që ju e hoqët atë nga frigoriferi.

Rregulli numër një është të blesh mish pule me cilësi të mirë, sepse është kushti i parë për familjen dhe miqtë të hanë ushqime të shijshme.

Shkrirja

Nëse e hiqni mishin nga frigoriferi dhe e lini të shkrihet në tavolinën e punës, jeni duke gabuar që nga fillimi. Shkrirja në temperaturë dhome mund të jetë shumë e rrezikshme, pasi kjo mund të nxisë rritjen e bakterieve në mish, duke përfshirë E. coli dhe salmonelën. Në vend të kësaj, mbushni një enë me ujë të ftohtë dhe vendosni pulën në të për ta shkrirë. Gjithashtu, në qoftë se e keni mbajtur pulën në frigorifer, nuk duhet menjëherë të piqet, sepse në këtë rast do të piqet në mënyrë të pabarabartë. Lëreni atë për të paktën 15 minuta në temperaturën e dhomës.

Erëzat

Kripën mund t`ia hidhni në fund të gatimit mirëpo do t`ia humbni shijen pulës. Kur tiganisni mish pule, është mirë që të shtoni kripë nën lëkurë. Mos harroni të shtoni kripë dhe piper nuk është e vetmja mënyrë për t’i shtuar erëza mishit. Për shembull, në qoftë se hidhni lehtë gjalpë dhe limon në pulë, mund t’i jepni një shije të shkëlqyer.

Mishi i pjekur në skarë

Një tjetër mënyrë për ta dështuar pulën është nëse e ekspozoni direkt në burimin e ngrohjes. Ky lloj i përgatitjes, pulën ka për ta djegur nga jashtë, ndërsa brenda do të mbetet e pambaruar. Kur është fjala për tiganisje ju mund t’i jepni aromë të mirë, nëse çdo pjesë pule e përzieni me kripë dhe piper të kuq, që ju e keni përgatitur më parë.

Përmbysja e tiganit

Shumica e njerëzve vendosin sa më shumë mish pule mbi tigan që të përgatitet më shpejtë. Me këtë ngrohtësia qëndron poshtë dhe nuk arrin ta pjekë mishin. Njerëzit gabojnë edhe kur e kthejnë mishin e pulës shpesh dhe nuk e lënë që të piqet. Një nga shenjat se nuk duhet ta ktheni mishin është kur nga pjesa e poshtme e keni vështirë ta kapni atë.

Ftohja

Nëse ju filloni me copëtimin e mishit menjëherë pasi që e keni larguar nga zjarri, do të shtrydhni të gjithë pjesën e lëngët dhe mishi juaj do të jetë i thatë. Nëse bëhet fjalë për copëza të vogla mishi atëherë pritni 5 minuta para se të kapni thikën, në anën tjetër një pulë e tërë duhet të “pushojë” 20-30 minuta pas pjekjes.