Gabimet më të shpeshta që bëni gjatë periodave që i bëjnë më të vështira për tu kaluar

Pse po i bën më të vështira ditët e periodave, gabimet që bën më shpesh.

Lifestyle

07/10/2021 14:45

Ti mund të jesh duke e bërë vetë më të vështirë atë periudhë duke bërë këto gabime që ta shtojnë sikletin gjatë atyre ditëve, shkruan lajmi.net.

Harron të pish pilulën (më shumë sesa një herë)

Cili është shkaku më i madh për simptomat paramenstruale? Një ndryshim i pabalancuar i hormoneve, thotë Sherry Ross, gjinekologe amerikan. Duke qenë që pilula luan me gjithë sistemin tënd hormonal, po ta harrosh më shumë sesa tri herë, mund të sjellë hemorragji të parregullt. Gjithashtu duhet të dish diçka për kontraceptivët dhe ciklin: të gjitha metodat mund t’i ndikojnë periodat në mënyra të ndryshme, prandaj duhet të konsultohesh me mjekun.

Je shumë e stresuar

Stresi bën që trupi të çlirojë kortizol, hormoni i sherreve dhe fluturimeve, dhe kjo gjendje konstante mund të ndryshojë ciklin ose të shkaktojë të përmuajshme të parregullta ose vonesa, thotë autori i ‘V Is for Vagina’.

Nuk fle sipas një orari

E dimë, e dimë: Nuk është gjithmonë e mundur të flemë tetë orë. Por, një studim i botuar në revistën ‘Health Care Women International’ thotë se shqetësimet e gjumit, të dhëna të marra nga infermieret që punojnë me turne, mund të shkaktojnë parregullsi në cikël. Që ta përmbledhim: nëse nuk fle sa duhet, mund të kesh perioda më të gjata.

E tepron me kafe

Një nga pasojat emocionale të simptomave paramenstruale është ankthi, tensioni, pagjumësia dhe nervozizmi. Dhe kur ti pi lëngun natyral për t’u çuar nga shtrati dhe për të nisur punën, rrit shanset për të përjetuar këto simptoma, thotë Dweck.

Udhëton shpesh

Po të bësh udhëtime të largëta, niveli i ulët i prodhimit të melatoninës ndikon gjumin, thotë Ross. Trupi do përshtatet me vendin ku ndodhesh, por ndërkohë, duhet të presësh një vonesë të periodave.

E tepron me pijet

Alkooli, si është i mirë për të festuar me miqtë pas pune rritjen e rrogës, shumë i keq për periodat, shtojnë Dweck dhe Ross. Ekspertët thonë që pijet e shumta, zgjasin dhembjet dhe ngërçet.

Bën shumë stërvitje 

Nëse po përgtitesh për maratonë, urime. Megjithatë, ushtrimet e përditshme dhe stresi trupor mund të çojnë në disbalanca hormonale, thotë Ross. Por, para se të përdorësh periodat si justifikim që ta anulosh palestrën e të rrish gjithë ditën duke parë filma, Dweck thotë që ushtrimet e lehta, të rregullta për 30 minuta në ditë mund të eliminojnë sherret e ditëve të ciklit.

Si arrijnë? Nga ushtrimet çlirohet endorfinë. Endorfina të bën të lumtur. Njerëzit e lumtur nuk zihen me burrin. /Lajmi.net/