G4shi: Nuk më duhet Rita Ora për famë!
Reperi me prejardhje shqiptare G4shi tregon se shumë shpesh fansat e tij kërkojnë bashkëpunim me Rita Orën, por ai për këtë e ka një përgjigje

ShowBiz
G4shi në faqet e tij zyrtare në rrjete sociale ka lënë një mbishkrim me të cilin ka dashur ti përgjigjet gjithë fansave të tij të cilët kërkojnë bashkëpunim mes tij dhe Rita Orës.
„Çdo mëngjes zgjohem me mesazhet- të lutem bëj një bashkëpunim me Rita Orë. E dua Rita Orën dhe jam krenarë për te, por nuk më duhet ajo për të qenë i suksesshëm. Faleminderit“, ka shkruar G4shi, transmeton lajmi.net