G-Bani ia përmend Gjestit ish të dashurat: Abuzon femrat, e ke sjellë këtu Djellzën, Xhenetën, i ke bërë keq Rizartës e Eglit
Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes G Banit dhe Gjestit në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Shkak për përplasjen u bë një diskutim mbi rikthimin në lojë, por debati eskaloi shpejt në akuza personale dhe fyerje të rënda. Gjithçka nisi kur G Bani iu drejtua Gjestit me fjalët: “S’ma ka ndie…

ShowBiz
Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes G Banit dhe Gjestit në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Shkak për përplasjen u bë një diskutim mbi rikthimin në lojë, por debati eskaloi shpejt në akuza personale dhe fyerje të rënda.
Gjithçka nisi kur G Bani iu drejtua Gjestit me fjalët: “S’ma ka ndie nëse do të më kishe zgjedhur apo jo”.
Më pas, ai vijoi duke e sulmuar ashpër kundërshtarin e tij: “Ti je llum, ti je zhul, ti s’ke lidhje me VIP, ti je kloun. Ky është Big Brother VIP, ti s’je VIP, ti je maskara. Ti s’ke asnjë vepër origjinale, ti je një maskara”.
Gjesti nuk e la këtë deklaratë pa përgjigje dhe me ironi tha: “Unë jam palaço, unë jam lop”.
G Bani replikoi menjëherë: “Jo, ti je lopçar, nuk je lope. Lopët janë të mira. Ti lopët i rrah, se je i keq, e ke shpirtin e keq. Ti s’ke shpirt fare”.
Situata u tensionua më tej kur G Bani akuzoi Gjestin për trajtimin e vajzave brenda shtëpisë: “Moralist! Sa goca i ke sjellë në shtëpi? Ke përmendur Djellzën, Xhenetën. Rizartës i ke bërë keq, Eglit i ke bërë keq. Ti dhe raca jote”.
Ndërkohë, publiku pret të shohë se çfarë do të ndodhë gjatë spektaklit të sotëm.