Futsall: Kosova pëson humbje të rëndë nga Franca

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall të premten mbrëma ka pësuar disfatë nga Franca me rezultatin e thellë 5:0. Ndeshja e zhvilluar në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë ishte e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2026”, që organizohet në Letoni e Lituani. Fituesit e dhjetë grupeve në “Main Round” kualifikohen në Evropianin e vitit…

Sport

31/01/2025 23:33

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall të premten mbrëma ka pësuar disfatë nga Franca me rezultatin e thellë 5:0.

Ndeshja e zhvilluar në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë ishte e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2026”, që organizohet në Letoni e Lituani.

Fituesit e dhjetë grupeve në “Main Round” kualifikohen në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Tetë skuadrat më të mira të vendit të dytë, luajnë në plejof.

Kosova është në Grupin 10, ndërsa aktualisht zë vendin e tretë me tri pikë.

Franca i prinë grupit me nëntë pikë, Gjeorgjia është në vendin e dytë me gjashtë pikë.

Bullgaria është e fundit pa pikë.

Kosova në Tbilisi e humbi ndeshjen e parë 3:1 nga Gjeorgjia, ndërsa futbollistët e drejtuar nga përzgjedhësi Agon Ramadani, fituan 6:2 ndaj Bullgarisë në Prishtinë. Ato ndeshje u zhvilluan në dhjetorin e vitit të kaluar.

“Dardanët” do të luajnë sërish me Francën, por në udhëtim më 4 shkurt.

Më 11 prill e pret Gjeorgjinë, ndërsa kualifikimet i mbyll më 16 prill në udhëtim te Bullgaria.