Futbollisti i njohur do të bëhet president i Barcelonës (FOTO)
Gerard Pique do të jetë president i Barcelonës, pas përfundimit të karrierës si futbollist.
Sport
Barcelona e ka identifikuar presidentin e ri.
Qendërmbrojtësi Gerard Pique do të jetë në detyrë pas përfundimit të karrierës si futbollist.
E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se Pique, me gatishmërinë e tij dhe përkushtimin e madh për të ndihmuar klubin ka dëshmuar se ka kualitetet e nevojshme për të qenë president i Barcelonës, në të ardhmen, përcjell “Lajmi.net”.
Pique po ashtu thuhet se ishte meritor në arritjen e marrëveshjes me sponsorin e ri, “Rakuten”.