Futbollisti kroat i SC Gjilani zbulon për mediat në Kroaci pagat e futbollistëve në Kosovë

Edi Basa në këtë verë u transferua te SC Gjilani nga Kukësi. 30-vjeçari Basa i lindur në Kroaci e ka dhënë një intervistë për gazetën kroate “vecernji.hr”, përcjell lajmi.net. Ai ka zbuluar gjithçka për futbollin e Kosovës. “Gjilani është një orë me makinë nga Prishtina dhe një orë nga Shkupi. Deri në verën e kaluar…

Sport

04/10/2023 15:17

Edi Basa në këtë verë u transferua te SC Gjilani nga Kukësi.

30-vjeçari Basa i lindur në Kroaci e ka dhënë një intervistë për gazetën kroate “vecernji.hr”, përcjell lajmi.net.

Ai ka zbuluar gjithçka për futbollin e Kosovës.

“Gjilani është një orë me makinë nga Prishtina dhe një orë nga Shkupi. Deri në verën e kaluar kam kaluar dy vjet në Shqipëri, në Kukës dhe atje kam takuar disa djem që janë nga këtu dhe më kanë ftuar në Gjilan. SC Gjilani u bë alternativa më e mirë për mua. Klubi është korrekt me paga më paguan edhe apartamentin ”, thotë Basa, mbiemri i të cilit mund të jetë edhe shqiptar.

“Edhe emri edhe mbiemri im është shqiptar. Por unë jam nga Istra. Po të isha shqiptar, mbiemri im do të shkruhej Basha”, shtoi Basa.

Në  pyetjen se cilat janë të ardhurat mesatare vjetore të futbollistëve profesionistë në Kosovë, Basa deklaroi: “Varet nga klubi në klub. Për shembull, Ballkani mund të paguajë deri në tetë mijë euro në muaj, kjo është maksimumi. Në klubet e tjera, afërsisht pesë mijë euro, që mund të negociohen”.

Ai foli edhe për ndeshjen mes Ballkani dhe Dinamo Zagrebit që zhvillohet të enjten në kuadër të Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Unë shikoj për Dinamon. Kam arritur të shikoj gjysmë ore lojën me Hajdukun. Dinamo është favorit ndaj Ballkanit, por futbolli është i pa parashikueshëm. Edhe Dinamo ka shitur shumë lojtarë, tani sigurisht që është paksa e lëkundur, por nëse është në nivelin e saj, në të cilin e di dhe mund të jetë, atëherë nuk do të ketë probleme në Prishtinë”, tha ndër të tjera Edi Basa. /Lajmi.net/