Futbollisti i “panjohur” që garon për “Topin e Artë” (FOTO)

Massimo Luongo është emri që ka befasuar të gjithë në garën prej 59 futbollistëve që garojnë për Topin e Artë.

Sport

02/10/2015 22:24

Futbollisti australian Massimo Luongo është një emër i panjohur në futboll dhe emërimi i tij në këtë listë ka bërë bujë në mediat sportive.

Luongo katër vite më parë ishte lojtar i Tottenhamit ku nuk arriti të bëjë asnjë paraqitje. Më pas u huazuar të Ipswich, për tu bërë më pas lojtar i Swindon. Edicionin e fundit luajti te skuadra e ligës së tretë angleze, Swindon, ndërsa muaj më parë u bë futbollist i QPR-së, shkruan “Albeu.com”.

Te asnjëra skuadër nuk ka arritur të bëjë përshtypje duke mos rënë në sy me aftësitë e tij. FIFA e ka lidhur emërimin e tij në 59 lojtarët më të mirë në botë me suksesin e Australisë në Kupën e Azisë ku u shpallën kampionë.

Luongo luan në pozitën e mesfushorit dhe zë vend në këtë listë, ndërsa pjesë e listës nuk është një nga mesfushorët më të mirë në botë, Sergio Busquets.