Futbollisti i Kombëtares transferohet në Barcelonë? (FOTO)

Sipas asaj që shkruan media sportive online, "Depor.com", Elseid Hysaj mbetet një opsion për Barcelonën.

Sport

24/07/2016 16:03

Barcelona nuk ka ndërmend që të heq dorë nga Elseid Hysaj.

Edhe pse aktualisht është arritur marrëveshja me Napolin për rinovimin e kontratës, mbrojtësi i djathtë mund të zgjedhë destinacionin katalanas nëse Barcelona do të këmbëngulë për ta transferuar në “Camp Nou”.

Sipas asaj që shkruan media sportive online, “Depor.com”, Hysaj mbetet një opsion për trajnerin Enrique, i cili ka gjithashtu një plan B nëse nuk arrin të firmosë me Bellerin apo Hysaj, përcjell “Albeu.com”.

Ai mund të grumbullojë në skuadrën e parë një lojtar të akademisë, por ky opsion do të aktivizohet nëse në merkato nuk gjen mbrojtësin që dëshiron.

Gjithsesi, në Napoli janë të bindur se Hysaj do të vazhdojë aventurën në Serie A ku zhvilloi një sezon pozitiv duke fituar vendin e titullarit.