Futbollisti 21-vjeçar vdes në fushën e lojës, u rrëzua gjatë ndeshjes
Futbolli i Bregut të Fildishtë është në zi. Mbrojtësi i skuadrës Racing d’Abidjan (skuadra e divizionit të parë) Moustapha Sylla vdiq të dielën pasi nuk u ndje mirë, derisa ishte duke luajtur në fushë. Kështu ka njoftuar klubi i tij pas ngjarjes tragjike. “Mbrojtësi ynë, Moustapha Sylla, vdiq sot në mbrëmje pas një përkeqësimi të…
Sport
Futbolli i Bregut të Fildishtë është në zi. Mbrojtësi i skuadrës Racing d’Abidjan (skuadra e divizionit të parë) Moustapha Sylla vdiq të dielën pasi nuk u ndje mirë, derisa ishte duke luajtur në fushë.
Kështu ka njoftuar klubi i tij pas ngjarjes tragjike.
“Mbrojtësi ynë, Moustapha Sylla, vdiq sot në mbrëmje pas një përkeqësimi të gjendjes së tij shëndetësore gjatë takimit RCA vs Sol FC”, thuhet në një komunikatë për media nga klubi i cili i dërgon i ngushëllimet familjes së lojtarit, përcjellë KP.
“Gjatë evakuimit të tij në spital, Moustapha vdiq. Ai mbërriti në klub shtatorin e kaluar dhe ishte vetëm 21 vjeç,” konfirmoi presidenti i klubit Logossina Cissé për AFP.
Klubi Racing d’Abidjan, i cili luan në divizionin e parë të futbollit në Bregun e Fildishtë që nga sezoni 2018-2019, ka një partneritet me OGC Nice. Ai u kurorëzua kampion i Bregut të Fildishtë në vitin 2020 dhe aktualisht zë vendin e 7-të në kampionat.
?Côte d’ivoire: Sylla Moustapha, 21 ans, défenseur du Racing Club d’Abidjan, est décédé dimanche, lors d’une rencontre de Ligue1 ?? face à SOL FC. L’ancien joueur du @DjolibaAC au Mali, s’est effondré en plein match (voir vidéo ?). Il a succombé à un arrêt cardiaque. ☹️ #CIV225 pic.twitter.com/87sucS1gwr
— LSI AFRICA (@lsiafrica) March 5, 2023