Futbollistët yje që nuk do të kushtojnë as 1 euro

Shumë futbollistë të njohur kanë hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubet e tyre përkatëse.

Sport

23/10/2015 18:36

Zlatan Ibrahimovic, Ezequiel Lavezzi (Paris Saint-Germain), Rafinha (Barcelona), Samir Handanovic (Inter), Branislav Ivanovic (Chelsea).

Këta janë futbollistët yje që kanë hyrë në vitet e fundit të kontratës me klubet përkatëse.

Në rast se nuk nënshkruajnë marrëveshje të reja, ata do të largohen pa asnjë euro të vetme kompensim, në verën e vitit 2016.