Futbollistët e artë
Si çdo vit sportiv, edhe 2013’ta pati futbollistët e saj më të dalluar. Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi dhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ishin vërtetë të jashtëzakonshëm me paraqitjet e tyre për skuadrat dhe Kombëtaret përkatëse, andaj edhe u shpallën si finalistë për Topin e Artë, që…

Sport
Si çdo vit sportiv, edhe 2013’ta pati futbollistët e saj më të dalluar.
Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi dhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ishin vërtetë të jashtëzakonshëm me paraqitjet e tyre për skuadrat dhe Kombëtaret përkatëse, andaj edhe u shpallën si finalistë për Topin e Artë, që do të ndahet më 13 janar në Zurich.
Ribery inspiroi Bayernin drejt pesë titujve gjatë vitit 2013 (Bundesliga, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupa e Evropës dhe Kampionati botëror për klube).
Messi me Barcelonën fitoi La Ligën dhe Superkupën e Spanjës, kurse Ronaldo me Realin nuk festoi ndonjë titull mirëpo realizoi gola të jashtëzakonshëm dhe atë vazhdimisht, derisa inspiroi Portugalinë drejt kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014.